Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Mati 1 një burrë që e mbante të shantazhuar një vajzë nga Shqipëria që nga 23 gushti i vitit të kaluar.
Ai i kishte publikuar në rrjete sociale disa fotografi intime të vajzës shqiptare.
“Mati 1, Prishtinë 23.08.2017/09.01.2018- NN. Më 19.01.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në rrjete sociale i kishte publikuar disa foto intime të viktimës femër shtetase e Shqipërisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.