Site icon Telegrafi

Arrestohet në Peru 33-vjeçari shqiptar, pjesë e bandës kriminale të kokainës

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Oltjan Belulaj, është arrestuar nga policia e Perusë për llogari të drejtësisë franceze.

I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Francë, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një bande kriminale të organizuar.

33-vjeçari u ndalua në një aeroport të Perusë, pasi organet e sigurisë kishin marrë informacion të sigurt se ai do të mbërrinte me një fluturim nga Brazili, raporton Euronews Albania.

Shqiptari pritet t’u dorëzohet autoriteteve franceze ku do të gjykohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai akuzohet për trafik të paligjshëm droge si pjesë e një grupi të strukturuar kriminaldhe rrezikon dënim deri në 10 vite burg.

Exit mobile version