Telegrafi

Arrestohet në Kaçanik 35 vjeçari kërkuar për vjedhje të pyjeve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme ka arrestuar një 35-vjeçar i cili po kërkohej për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, personi i kërkuar me inicialet R.T, ishte i dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj me 120 ditë burgim.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:50 kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet R.T (M/K), i moshës 35 vjeçar”, thuhet në komunikatën për media.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’  me dënim burgimi prej njëqindëenjëzetë (120) ditëve”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, policia bën të ditur se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”. /Telegrafi/