Policia e Kosovës sot ka ndaluar një person (shtetas i Kosovës nga komuniteti serb) në pikën kufitare në Jarinjë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, i njëjti ishte në listën e kërkimit si dhe dyshohet se ka realizuar fotografi në mënyrë të paautorizuar.
“Është ndaluar një person në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, i njëjti dyshohet se në mënyrë të paautorizuar ka realizuar fotografi. I njëjti është dhe në listën e kërkimit. Është shtetas i Kosovës nga komuniteti serb”.
Tutje Elshani tha se i njëjti është në stacion policor duke u intervistuar. /Telegrafi/