Policia e Antiterrorit e qytetit të Breshias në Itali ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes shtetasin nga Kosova, Gafurr Dibrani, 24 vjeç me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe e përhapjes së propagandës xhihadiste.
Dibrani akuzohet po ashtu se ka nxitur drejt veprave të terrorizmi edhe djalin e tij të vogël. Ai ka lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe ka qenë prej shumë vitesh rezident në komunën e Fieses. Sipas medieve lokale në Breshia, Dibrani ka postuar në rrjetet sociale mesazhe që bëjnë thirrje për luftë xhihadiste.
“Merre dorën time dhe shkojmë në xhihad”, ka qenë një nga postimet e 24-vjeçarit kosovar. Ai ka postuar edhe video, që tregojnë solidaritet me persona të burgosur për vepra të terrorizmit apo duke himnizuar luftën terroriste, madje edhe të minorenëve.