Site icon Telegrafi

Arrestohet në Gjilan 22-vjeçari i kërkuar, ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën e përdhunimit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gjilan dhe hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, në kuadër të implementimit të planit operativ për zbatimin e urdhëresave gjyqësore, më 14 korrik 2024, kanë arrestuar T.K., i lindur në vitin 2002, mashkull kosovar.

T.K. ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore për të vuajtur një dënim prej tre (3) vitesh burgim për veprën penale të “Dhunimit”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar për të filluar vuajtjen e dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson përkushtimin e saj për të vazhduar me zbatimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave, duke siguruar kështu zbatimin e ligjit dhe rendit publik./Telegrafi/

Exit mobile version