Telegrafi

Arrestohet në flagrancë turku në Durrës, ndihmonte në kalimin e paligjshëm të kufirit

Një shtetas turk është arrestuar me akuzën se ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit.

44-vjeçari, banues në Francë u kap në flagrancë, duke i dhënë shtetasit N. F. (turk), pasaportën e një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Euronews Albania/