Telegrafi

Arrestohet në flagrancë 21 vjeçari nga Drenasi, kishte hyrë në një shtëpi për të vjedhur  

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 18:00, nga zyrtarët policor të stacionit Drenasit, në fshatin Nekovc, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

“Personi i dyshuar i cili me forcë kishte depërtuar brenda një shtëpie, është arrestuar në flagrancë, nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar F.K, mashkull 21 vjeç, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/