Site icon Telegrafi

Arrestohet në Fier 33-vjeçari i akuzuar për vrasje, vazhdon kërkimi për vëllain e tij

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur një vit më parë në qytet.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier”, tha policia.

Sipas autoriteteve, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version