Douglas Santos, futbollisti brazilian i cili nënshkroi për Barcelonën në vitin 2014 nga Sao Paulo në këmbim të katër milionë eurove dhe që mezi luajti tetë ndeshje zyrtare në dy vjet me ekipin katalunas, u arrestua më 21 prill në Brazil për përdorim të paligjshëm të armës së zjarrit.
Arrestimi i ish-lojtarit të Barçës, i cili tashmë ka dalë në dritë siç u publikua nga ‘Globo Esporte’, ndodhi pasi futbollisti qëlloi në ajër rreth mesnatës në një parking në marinën Clubes Esportivos Sul pasi kishte bërë një shëtitje me varkë në liqenin Paranoa, në Brasilia.
Douglas Pereira dos Santos, i cili fshehu pistoletën (një Glock i regjistruar në emrin e nënës së tij) në një zonë të pyllëzuar dhe ende nuk është gjetur, përfundoi duke pranuar në polici se ishte autori i të shtënave.
Douglas Santos, ex-São Paulo e Barcelona, responde processo por uso indevido de arma de fogo #ge
Detalhes: https://t.co/rHMUQ6iGg7 pic.twitter.com/MxxCRVDuTk
— ge (@geglobo) May 23, 2023
Si ishte karriera e Douglas Santos pas largimit nga Barcelona?
Futbollisti 32-vjeçar, i cili aktualisht është pa skuadër pas largimit nga Besiktas, përballet me një kallëzim të Prokurorisë së 9-të të Drejtësisë Penale të Brasilias.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Douglas Santos (1990), i cili nënshkroi për pesë sezone me Barcelonën, luajti për Sporting de Gijon (luajti 23 ndeshje dhe shënoi 3 gola), Benfica, Sivasspor dhe Besiktas.
Zyrtarisht Douglas Santos ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës që fitoi tripletën historike (La Ligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve) në vitin 2015. /Telegrafi/