Telegrafi

Arrestohet në aeroportin e Prishtinës i ekstraduari nga një shtet tjetër

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

I njëjti ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar i cili ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/