Një person është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
I njëjti ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar i cili ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/