Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi përmes telefonit ka kanosur një person që të mos dëshmojë në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 16 shkurt 2024.
“Prishtinë 16.02.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Frikësim gjatë procedurës penale”. /Telegrafi/