Një i ri maqedonas dhe serb janë arrestuar në ishullin grek të Zakynthos, pasi janë hetuar se e kanë rrahun dhe grabitur bashkëmoshtarin e tyre nga Britania e Madhe, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Maqedonasi ka 17 vjet, një vit më i vjetër se shoku i tij nga Serbia, kurse viktima ka 21-vjeç. Për incidentin, policia greke i ka njoftuar misionet diplomatike të tre vendeve.
Në deklaratën e tyre, policia greke njofton se në plazh janë kapur dy persona duke sulmuar dhe duke i thënë “mbeturinë angleze”.
Sulmuesit së shpejti janë arrestuar, dhe te to është gjetur edhe telefoni i cili është marrë nga viktima. Kundër tyre është ngritur kallëzim penal për dhunë, dhe aktualisht janë në paraburgim. /Telegrafi/