Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Anton Çeta në Prishtinë ka arrestuar të dyshuarin i mitur, shtetas i Malit të Zi.
Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që ankuesi, shtetas i Turqisë kishte raportuar se i dyshuari i kishte vjedhur para të gatshme.
Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë. /Telegrafi/