Arrestohet nga policia kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.
Mësohet se Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar edhe 10 të tjerë.
Ky operacion vjen pas një hetimi disa mujor. Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës.
Mësohet se personat e arrestuar janë vartës të Tushes dhe biznesmenë. /Albeu/