Site icon Telegrafi

Arrestohet kreu i Coca Cola, u kap në një aeroplan me 5 mijë rrënjë të kanabisit

Kreu i Coca Cola greke, Alki David, është arrestuar së bashku me partnerin e tij të biznesit miliarder, pasi aterruan në St Kitts në një avion privat me aktorin Jonathan Rhys Meyers, i akuzuar për mbajtjen e 1.3 milion dollarë të kanabisit në bord.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David, 50 vjeç, dhe Chase Ergen, thuhet se kanë transportuar rreth 5,000 rrënjë të kanabisit si pjesë e biznesit të tyre të ri për ‘zhvillimin e bizneseve ligjore të kanabisit në rajon’.

Por ata u ndaluan nga zyrtarët e doganave pas uljes dhe thanë se ishin mbajtur për tetë orë përpara se të liroheshin dhe pastaj të arrestoheshin pasi u përpoqën të largoheshin më vonë nga ishulli. /Telegrafi/

Exit mobile version