Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim V.M, të cilit i është shqiptuar masa e arrestit policor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.
“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/