Telegrafi

Arrestohet kërcënuesja e kryetarit Muhaxheri, Policia në kërkim të personit të dytë të dyshuar

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër pas kërcënimit që i është bërë kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po sot në orët e para ditës pas identifikimit është arrestuar edhe intervistuar një person i gjinisë femërore, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar, rasti shkon në Prokurori në procedurë të rregullt”, tha ai.

Gashi pohoi se Policia është në kërkim edhe të personit të dytë të dyshimtë.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është kërcënuar nga dy persona përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/