Telegrafi

Arrestohet kapiteni i anijes së mbytur në Danub, asnjë gjurmë nga 21 të zhdukurit (Video)

Policia hungareze njoftoi se e ka arrestuar kapitenin e anijes, e cila u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave.

Për incidentin, po mbahet si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, shtetas i Ukrainës, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.

Anija që po mbante turistë nga Koreja e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes.

Lexo po ashtu Aksidenti me disa të vdekur në Danub, momenti kur dy anijet përplasen njëra me tjetrën (Video)

Tashmë janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë, përcjell oranews.tv.

Një hetim penal ka filluar për incidentin. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin jelekë shpëtimi.