Telegrafi

Arrestohet Ismail Morina – Ballisti

Sot është arrestuar tifozi shqiptar, Ismail Morina – më mirë i njohur si Ballisti.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të tij në Facebook, ndërsa thuhet se ai nuk po vazhdon të jetë i lirë.

Në bazë të informatave, “Ballisti” u arrestua në Kukës, e që bëhet e ditur se do të ketë informata shtesë.

Lexo po ashtu Policia shqiptare e konfirmon arrestimin e Ballistit, zbulohet edhe arsyeja

Tifozi që u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, nga ajo kohë ka pasur probleme me ligjin dhe nuk është bërë asnjëherë rehat. /Telegrafi/