Sipas raportimeve të fundit, Radja Nainggolan është arrestuar në kuadër të një hetimi mbi kontrabandën e kokainës.
Mesfushori belg, 36-vjeçar, i cili ka 30 ndeshje me kombëtaren belge, u bashkua me Lokeren-Temse, ekip i ligës së dytë në Belgjikë, javën e kaluar.
Nainggolan shënoi në debutimin e tij të premten duke realizuar një gol direkt nga rivënia këndore, duke siguruar një barazim me rezultat 1-1.
Megjithatë, raportet në Belgjikë të hënën në mëngjes zbuluan se ish-ylli i Romës dhe Interit është marrë në pyetje nga policia në kuadër të një hetimi mbi kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antwerpit.
Rreth 30 shtëpi u kontrolluan në zonat e Antwerpit dhe Brukselit si pjesë e këtij operacioni.
Zyra e prokurorisë së Brukselit deklaroi: “Policia federale gjyqësore e Brukselit kreu tridhjetë kërkime shtëpish të hënën në mëngjes, në kuadër të një dosjeje nga departamenti i Krimit të Organizuar të zyrës së prokurorisë së Brukselit.
“Kërkimet kryesisht u zhvilluan në provincën e Antwerpit dhe në Bruksel. Hetimi ka të bëjë me dyshime për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, nëpërmjet portit të Antwerpit, dhe rishpërndarjen e saj në Belgjikë”.
🚨 Desde Bélgica apuntan a que Nainggolan habría sido detenido en una investigación por tráfico de cocaína.
😮 El jugador del Lokeren-Temse estaría siendo interrogado. pic.twitter.com/Bgimdh91ax
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 27, 2025
Nainggolan, i cili shënoi në Euro 2016, ka pasur një karrierë të bujshme ku madje edhe e ka pranuar hapur luftën e tij me alkoolin.
Në vitin 2017, atij iu hoq leja e vozitjes pasi kishte kaluar kufirin e konsumit të alkoolit.
Pjesëmarrës në katër raste në formacionin e vitit në Serie A, Nainggolan mori vëmendjen kur hyri në lidhje direkte në Instagram duke pirë alkool dhe cigare./Telegrafi/