Telegrafi

Arrestohet ish shefi i doganave të Maqedonisë, Dragan Daralevski

Ish-Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Dragan Daravelski, është arrestuar në Serbi në një urdhër të lëshuar nga autoritetet maqedonase, konfirmon Ministria e Brendshme e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Daravelski është arrestuar dje rreth orës 14 dhe pritet ekstradimi i tij. Ai është dënuar nga gjykata e për keqpërdorim të 2.5 milionë eurove, në kohën kur ai ishte drejtor i doganave të Maqedonisë në periudhën 1999-2002.

Kundër tij janë ngritur disa padi penale për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit për arsye të ndryshme, në mesin e tyre më e vështirë është të ardhurat e doganës nga detyrimet doganore në buxhet dhe për shitje të automjeteve, në pronësi të doganave dhe institucioneve tjera. /Telegrafi/