Site icon Telegrafi

Arrestohet ish-prokurori Ali Rexha, dyshohet se kërcënoi prokurorin Lulzim Sulejmani

Është arrestuar gjatë ditës së sotme ish-prokurori Ali Rexha, i cili dyshohet se ka kërcënuar prokurotrin e Lulzim Sulejmani.

Lajmin e  ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila tha se i njëjti dyshohet për kanosje.

“Po sot me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar, për veprën penale ‘kanosje’”, ka bërë të ditur Ulaj, për Kallxo.com.

Rexha dyshohet se ka kërcënuar sot (e mërkurë) prokurorin Lulzim Sylejmani. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon fuqishëm kërcënimin ndaj Prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani.

Në një deklaratë për media thuhet se këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-prokurorit special, Ali Rexha.

Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit.

KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor dhe kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur.

Në ndërkohë, më herët gjatë ditës, portali  e ka kontaktuar ish-prokurorin Ali Rexha, i cili duke treguar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se nuk e ka kërcënuar fizikisht prokurorin Sulejmani.

“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, por mundem me thënë që nuk e kam kërcënu fizikisht. I kam thënë të ‘shkeli me ligj’, të ‘shkeli me gjyq’, nuk e kam pas fjalën për fizikisht..”, ka thënë Rexha përmes telefonit.

Në anën tjetër, prokurori Lulzim Sulejmani ka thënë se rasti ka ndodhur sot dhe menjëherë e ka njoftuar në Polici.

“Ajo është çështje ligjore, unë e kam lajmëru rastin në stacionin policor. Këshilli i ka punët e veta, ka reaguar. Sot ka ndodhur rasti. Nuk po du mi ekzagjeru rastin, thjesht mirren organet e rendit me këtë”, ka thënë  Sulejmani.

Exit mobile version