Telegrafi

Arrestohet ish-gjenerali që e kritikonte ashpër presidentin Maduro, ndërsa i ndihmonte që çdo vit të transportonte nga 250 tonelata kokainë në Shtetet e Bashkuara

Ish-gjenerali i ushtrisë së Venezuelës, që ishte kritikuesi më i ashpër i presidentit Nicolas Maduro, është arrestuar pasi besohet se i ndihmonte të transportonte nga 250 tonelata kokainë për në Shtetet e Bashkuara, për çdo vit.

Mbi Cliver Alcara rëndojnë akuzuar për narko terrorizëm, bashkëpunim kriminal për të transportuar kokainë dhe kriminalitet të ndërlidhur me shitjen e armëve, transmeton Telegrafi.

Associated Press raporton se Alcara është arrestuar në Kolumbi nga agjentët e administratës që merret me kontrabanduesit e drogës, që e kanë dërguar më pas në New York.

“Kishin gjithçka gati, por rrethanat e krijuara, nuk lejuan që ta rrëzojmë pushtetin e Maduros, ka ende të tillë që duan të bashkëjetojnë me të”, ka thënë ai kur është marrë në pyetje, duke hedhur poshtë mundësinë, të jetë një bashkëpunëtor i fshehtë i presidentit të Venezuelës.

Ky arrestim vjen dy ditë pasi Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, e akuzoi Maduron dhe katër bashkëpunëtorë të tij, se janë marrë me narko terorrizëm. /Telegrafi/