Telegrafi

Arrestohet ish i dashuri i Bobbi Kristina Brown, rrahu të dashurën aktuale

Nick Gordon, i cili ligjërisht është përgjegjës për vdekjen e të dashurës së tij Bobbi Kristina Brown, është arrestuar në Florida për rrëmbim dhe ushtrim dhune ndaj të dashurës aktuale.

Ai është shoqëruar në komisariatin e Sanfordit në Florida, pas denoncimit të të dashurës së tij 26-vjeçare, Laura Leal.

Lexo po ashtu Ish i dashuri i vajzës së Whitney Huston shpallet përgjegjës për vdekjen e saj

Sipas raportit të arrestimit, 28-vjeçari e ka goditur të dashurën në fytyrë dhe në kokë me grushte, transmeton TCH.

Laura ka rrëfyer para policëve se bashkë me Gordonin ishin për të ngrënë në një restorant afër Laje Mary mbrëmjen e të premtes për të parë ndeshjen e katërt të finaleve të NBA mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors.

Pas lojës çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Sanford, kur rreth mesnatës nisi zënka që më pas degjeneroi në përdorimin e grushteve.