Site icon Telegrafi

Arrestohet ish-ambasadori amerikan, akuzohet se ka shërbyer fshehurazi si agjent i qeverisë së Kubës

Një ish-diplomat amerikan, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është arrestuar dhe akuzuar se ka shërbyer fshehurazi si agjent i qeverisë së Kubës, sipas The Associated Press.

Zyrtarët thonë se Manuel Rocha, 73 vjeç, u arrestua në Miami të premten, përcjell Telegrafi.

Sipas burimeve, më shumë detaje rreth çështjes priten të bëhen publike në një dalje në gjykatë të hënën.

Një nga dy personat që paraqiti ankesën tha se çështja e Departamentit të Drejtësisë akuzon Rocha se punon për të promovuar interesat e qeverisë kubaneze.

Sipas të dhënave, karriera diplomatike 25-vjeçare e Rocha kaloi nën administratën demokratike dhe republikane, me shumicën e saj në Amerikën Latine gjatë Luftës së Ftohtë.

Rocha shërbeu gjithashtu në Itali, Honduras, Meksikë dhe Republikën Domenikane dhe punoi si ekspert i Amerikës Latine për Këshillin e Sigurisë Kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version