Policia e Kosovës në Prizren, thotë se pas një pune operative hetimore në terren është arritur të arrestohet një i dyshuar nga Prizreni, me dyshimin e bazuar se i njëjti, rreth orës 03:45 minuta ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Reshat Karjagdiu”.
“Gjatë intervistës, janë sqaruar edhe disa raste tjera që ishin nën hetim dhe që kishin ndodhur ditë më parë. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit. /Telegrafi/