Site icon Telegrafi

Arrestohet grupi prej katër personave për vjedhje të rënda në komunën e Ferizajt

Foto: Ilustrim

Hetuesit policor të Stacionit policor në Ferizaj pas hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e shtatë veprave penale vjedhje e rëndë, raste të ndodhura gjatë janarit në fshatrat Balaj dhe Neredime.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.

Të dyshuarit, L.G. (m/sh/k 19 vjeç), E.R. (m/sh/k 21 vjeç), F.SH. (m/sh/k 20 vjeç ) dhe një person i mitur, në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpitë dhe lokalet e viktimave, duke vjedhur mjete të ndryshme pune, amvisërie, një pushkë gjuetie etj.

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura, të cilat pas përfundimit të procedurave ligjore do të ju kthehen pronarëve.

Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera.

Ndaj tre të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version