Një femër është arrestuar në Mitrovicë, pasi e njëjta kishte raportuar rrejshëm se bashkëshorti i saj po e kërcënonte dhe maltretonte.
Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, teksa e njëjta dyshohet se kishte edhe probleme psikike.
“Mitrovicë Veri 30.05.2020-20:40 Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka lajmëruar rrejshëm se burri i saj viktima mashkull kosovar po kërcënonte dhe maltretonte. E njëjta dyshohet se kishte edhe probleme psikike. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/