Site icon Telegrafi

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë – suedezja u quajt edhe “mbretëresha e kokainës”

Është arrestuar Tania Gomez (33) nga Suedia, e cila për vite me radhë ka arritur t’i shmanget policisë, ndërsa ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti nga Interpoli.

Ajo ishte në kërkim që nga viti 2021 ndërsa mediat e kishin quajtur “mbretëresha e kokainës”, duke e renditur në listën e Europolit si një nga të arratisurit më të kërkuar për trafik droge.

Modelja 32-vjeçare është arrestuar në Ishujt Kanarie. Ajo akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash prej 17 milionë eurove përmes një rrjeti të shpëtimit të qenve, shkruan dailymail.


Ajo akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me qendër në Stokholm, e cila përdorej për pastrimin e parave të një bande suedeze.

Gomez ishte e njohur edhe si pronare e një organizate bamirëse për shpëtimin e qenve, HundGarin.

Megjithatë, sipas Europolit, ajo ishte e lidhur edhe me një rrjet të paligjshëm të posedimit të kafshëve dhe transportimit të tyre jashtë vendit.

Autoritetet suedeze kërkojnë dënimin e saj me 14 vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash. /Telegrafi/

Exit mobile version