Policia në Pakistan ka arrestuar një gomar, duke e akuzuar se është “përzier” në garën ku njerëzit kishin vënë bast për të.
Ky rrëfim bizar ka bërë gjithë botën të qesh, kurse në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet një gomar i lidhur para stacionit të policisë, duke pritur ta “marrin në pyetje”, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Pakistan. E policia lokale ka marrë vendim të marrë në pyetje tetë burra nën dyshimin se kanë vënë bast, që konsiderohet krim në këtë vend.
Siç raportohet nga mediat e atjeshme, ata kishin vënë bast në garën me gomarë. Megjithatë, kur u arrestuan nga policia u konsiderua se kërcënim përbën për qytetarët edhe gomari, të cilin e kanë dërguar në stacionin e policisë.
Nëse dënohen ata rrezikohen të qëndrojnë prapa grilave për dy vite, ndërkaq nuk dihet nëse do të shqiptohet ndonjë dënim për kafshën. /Telegrafi/