Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan. I njëjti është arrestuar nën dyshimin lokalin e tij është duke e shfrytëzuar si bastore.
Gjatë kontrollit si prova materiale i janë sekuestruar: tre TV plazma, katër monitor, një video rekorder, dy tastatura, një skenar , një libër dhe një sasi të tiketave të fatit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/