Një person është arrestuar në Gjilan për dhunë në familje.
I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave kosovare.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se në shtëpi posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe janë konfiskuar: tri armë zjarri, dy karikatorë dhe 126 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/