Një shtetas gjerman është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, për shkak se në valixhen e tij i është gjetur një pistoletë.
I njëjti kishte qenë duke udhëtuar drejt Shtutgardit, ka bërë të ditur policia.
“ANP-së, Adem Jashari 08.01.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë–Shtutgard, pasi që gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/