Telegrafi

Arrestohet gjakovari për fajde, policia ia sekuestron 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se është marrë me fajde.

Policia njofton se gjatë arrestimit i janë gjetur edhe mjete financiare, ku janë sekuestruar 10 mijë euro.

“Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/