Telegrafi

Arrestohet gjakovari pasi ngacmoi seksualisht një femër

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë për shkak se kishte ngacmuar seksualisht një femër, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i njëjti i kishte thënë fjalë të natyrës seksuale kësaj femre, ku pastaj ajo e kishte denoncuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia./Telegrafi/