Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti kishe marrë në shtëpinë e tij një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur ditën e premte.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti e kishte marrë në shtëpinë e tij viktimën femër kosovare 13 vjeçare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/