Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar në fshatin Bec të Gjakovës pasi që i njëjti kishte kanosur dhe më pas edhe e ka rrëmbyer viktimën.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia nuk tregon arsyet e këtij rrëmbimi”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/