Policia në Ferizaj, të martën në orën 12:00, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.I (M/K), i moshës 23 vjeçare.
Sipas PK-së, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, me dënim burgimi prej një (1) viti.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.