Telegrafi

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Klinë, i kishte skaduar licenca e punës dhe shiste barna me çmime të ngritura

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë i cili kishte hapur barnatoren dhe shiste barëra me çmime të ngritura.

Në raportin 24-orësh, policia ka dhënë detaje për rastin, ku ndër të tjera bëhet e ditur po ashtu se personit në fjalë i kishte skaduar licenca e punës.

Në lidhje me këtë rast, sipas inspektorëve, malli i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Klinë, 07.04.2020 – 11:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur barnatoren e tij dhe kishte shitur barna me çmime të ngritura. Sipas inspektorëve, të dyshuarit i kishte skaduar licenca e punës. Malli është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë”, thuhet në raport. /Telegrafi/