Një 43-vjeçare e shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit është arrestuar nga policia e Krujës këtë të enjte.
43-vjeçarja Elena Muhaxhiri, banuese në Fushë Krujë, është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen.
Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Fushë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë”, njofton policia. /Telegrafi/