Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 28-vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Forcat e komisariatit nr. 1 kanë zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, pesë vazo ku ishin mbjellë hashash.
Kanabisi ishte kultivuar në verandën e banesës. /EuroNews/