Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit e Policisë së Shtetit, pasi bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica) i bënte thirrjet në rrjetet sociale, ku postonte me profile false, foto dhe shkrime nxitëse, raporton Euronews Albania.
Ky person kishte prirje ekstremiste fetare dhe gjithashtu i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.
Ndërsa, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij. /Telegrafi/