Pas një pune operative sot rreth orës 11:50, hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve kanë arrestuar personin A.R 31 vjeç, i dyshuar për veprën penale të vrasjes së rëndë, ku kishte humbur jetën viktima B.H.
Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë M-57 kalibër 7,62mm, me një karikator dhe katër fishekë, me të cilën armë dyshohet se është kryer vepra.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, deri në kompletimin e lëndës.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 18:20, personi B.H ishte qëlluar me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.
Sipas dëshmitarëve dhe deklaratave tjera, motivi i kësaj vepre ishte një mosmarrëveshje lidhur me një borxh të mëhershëm. /Telegrafi/