Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër në Zubin Potok.
Veprimet e mëtejme ligjore do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, thuhet në një njoftim për media.
Ndërkohë Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saj në asistencë për shuarje të zjarreve me topa të ujit.
Ditëve të fundit në Kosovë kanë shpërthyer zjarre, në shuarjen e të cilave po marrin pjesë FSK-ja, e ndihmuar nga policia dhe KFOR-i.
Zjarre të tilla janë raportuar në Bjeshkët e Rugovës, Malet e Sharrit, zonën e Suharekës, Shtimes etj.
Ndryshe, sot policia ka arrestuar një person, të dyshuar për zjarrvënie në Babimovc të Obiliqit.