Policia njofton se të martën ka arrestuar edhe një të dyshuar në lidhje me vrasjen që ka ndodhur më 26 tetor në fshatin Sharban të Prishtinës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 22 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.