Lëvizja Vetëvendosje njofton se është arrestuar edhe një aktivist i saj.
“Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Lirim Gashi, për të treguar edhe njëherë se është fund e krye në shërbim të pushtetit. Dhe kësisoji, po e ndihmon pushtetin ta shndërrojë Kosovën në një vend totalitar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, në profilin e partisë në Facebook. “Gashi është arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në aksionin e rrotullimit të xhipave të EULEX-it, aksion ky i vitit 2009”.