Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, u ka thënë gazetarëve se është krenar për vajzën e tij, Chiara de Blasio, pasi u arrestua në një protestë të George Floyd gjatë fundjavës.
Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, vajza e de Blasio u arrestua të shtunën, gjatë një proteste në Manhattan.
Ajo ishte një nga 345 personat e arrestuar në protestat e qytetit të New York-ut, ndërsa u mbajt shkurt në paraburgim, ku më pas u lirua.
Gjatë një konference për shtyp, Bill de Blasio u tha gazetarëve që ishte krenar për vajzën e tij, pasi i qëndron prapa akuzave të ndryshimit.
“E dua shumë vajzën time. Ajo është një qenie kaq e mirë njerëzore dhe dëshiron që t’i bëjë mirë botës”, ka thënë kryebashkiaku./Telegrafi/