Telegrafi

Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Pejë

Policia ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ju konfimroj se autori i dyshuar është në pranga tashmë, është pra në arrest. (Emër i njohur për redaksinë) Efektivët tonë ishin në nivel detyre. Po ashtu ju konfirmojë se edhe i plagosuri i dytë është nisur për QKUK. Njëri ka mbetur në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës me plagë më të lehta”, tha Elshani.

Kujtojmë se nga incidenti që ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë kanë mbetur të lënduar tre persona, babë e bir dhe nipi i tyre.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës./Telegrafi/